Roshi i shpëtoi burgut, 60 orë punë në komunitet/Akuzat e plota për...

Roshi i shpëtoi burgut, 60 orë punë në komunitet/Akuzat e plota për të cilat u dënua

83
0
Shares

Ai bëhet kështu zyrtari i parë i cili dënohet me punë në komunitet. Gjykata vendos të mos e dënojë me burg 7 muaj, por ta detyrojë të punojë 60 orë punë komunitare.

Elvis Roshi, ish kryetari i bashkisë Kavajë, falsifikoi dokumentat me pretekstin se nuk i kishte parë me kujdes.Në sallën e gjyqit në seancën e kaluar, Roshi pasi kërkoi gjykim të shkurtuar, që u pranua nga gjykata, pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Ai ishte i pranishëm në seancën e sotme në gjykatë, por nuk pranoi që të fund të bënte komente duke u larguar nga dera e pasme.

Tashmë pritet që të shikohet nëse Roshi do të apelojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Nëse do e pranojë, Shërbimi i Provës do të zgjedhë punën e detyrueshme prej 60 orësh që do të bëjë Elvis Roshi në komunitet. Elvis Roshi është zyrtari i parë i lartë që dënohet për efekt të ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri.

Akuzat per falsifikim
Elvis Rroshi nuk deklaroi dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk deklaroi se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit shkruan Shqiptarja.com

Gjithashtu Elvis Rroshi nuk deklaroi se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”. Ajo ka zbuluar gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Për falsifikimin ai u shkarkua nga detyra, ndërsa sot u dënua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY