Kujdes, tërmetet vazhdojnë të lëkundin tokën në 2 zona

Kujdes, tërmetet vazhdojnë të lëkundin tokën në 2 zona

59
0
Shares

Duket sikur situata është përmirësuar, por tërmetet vazhdojnë ende. Edhe pse me intesitet t ë ulët, gjatë natës që lamë pas ka pasur lëkundje sizmike në Durrës dhe në Fushë Krujë.

Epiqendra vazhdon të jetë në Gjirin e Lalëzit. Në orët e para të ditës së sotme në këtë zonë ka pasur katër lëkundje me magnitudë deri në 2.6 ballë.

Ndërsa dy të tjera raportohen se janë ndjerë në Fushë Krujë, me epiqendër në Bubq dhe Derven, por me magnitudë shumë herë  më të vogël.

Pas tërmetit të një jave më parë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, vijojnë lëkundet sizmike, por nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material, ndërsa sipas sizmologëve janë fenomene të natyrshme që vijnë pas lekundjes së fuqishme që ngjalli panik në Tiranë dhe në zonat përreth saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY