FOTO/Malltezi:A e di kryeministri sa miliona lekë kanë vjedhur drejtorët që i...

FOTO/Malltezi:A e di kryeministri sa miliona lekë kanë vjedhur drejtorët që i ulen përballë?!

77
0
Shares

Kreu i departamentit të Mjedisit në Partine Demokratike, Jamarbër Malltezi i ka permendur kryeministrit disa fakte që kanë te bëjnë me Lurën.

Malltezi thekson se dy drejtorë që kishte Rama të pranishëm në bashkëbisedim kanë vjedhur të paktën 800 mijë dollarë.

POSTIMI I MALLTEZIT:

Falsiteti i takimeve me banorët: në Lurë po tregon të mirat që ka bërë qeveria e vet.

Në karrige për bisedim ka gjithë drejtorë, deputetë e ofiqarë. Mu përballë ka ulur mikun e vet ish-basketbollist që e ka emëruar drejtor të zonave të mbrojtura, Zamir Dedejn.

Zamiri merrej me OJQ më parë. Sapo u bë drejtor i zonave te mbrojtura mori gjithë buxhetin mbi 300.000 dollarë të drejtorisë së vet dhe ia çoi shoqatës që drejtonte deri para pak vitesh.

Ngjashëm me këtë rast caktoi një tjetër shef të pyjeve dhe ky që e caktoi shef të pyjeve shpalli fitues kompaninë e te atit për tenderat miliona dollarësh të mbjelljes së fidanëve në pyje. 500.000 fidanë duhej të mbilleshin në Lure sipas vlerës që përlau.

Kur shkoi KLSH për të parë nëse janë mbjellë vërtet 500.000 fidanë në Lure, sesi aksidentalisht ra zjarri dhe nuk kishte më fidanë hiç.

Dhe banoret duhet të gëzohen me investimet miliona euroshe të qeverisë për drejtorët e vet.

E ftoj mazllumin në krye të qeverisë të tregojë ndonjë investim 1 milion dollarësh në Lurë që gjithsesi do jetë më pak se shuma që kanë përlarë dy drejtorë të qeverisë së vet.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY