Rënia e euros do vazhdojë, turistët dhe remitancat do kapin majat

Rënia e euros do vazhdojë, turistët dhe remitancat do kapin majat

125
0
Shares

Sic edhe u pa sot në fillim të ditës monedha e përbashkët europiane pësoi një zhvlerësim të fortë  ndaj lekut vendas, pas katër ditësh që kishte njohur vetëm rritje. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot në nivelin e 126.98 lekëve, rreth 1.36 lekë më pak.

Por cfarë thonë ekspertët e këmbimit valutor në mbyllje të ditës së këtij kurs këmbimi.  Të shqetësuar ata thonë se kjo zmbrapsje e papritur i rritjes së euro nuk tregon zhvillimin e një ekonomi të qëndrueshme.

Efektet psikologjike pas deklaratës së Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynte në treg për të rritur euron duke se zgjatën shumë pak. A ështe tashmë ky realiteti i euros apo ndonjë dorë magjike do të ripërmbysë skenarin.

Aktualisht euro i është larguar kuotës së tij më të ulët të  këmbimit prej 124.17 lekë por duket se rritja e papritur ishtë thejshtë një frikë e individëve  të cilët  vrapuan të blinin euro në treg, nga frika se ajo do të rritej më tej. Po sic duket ky nxitim kaq e pati, monedha e përbashkët po i kthehet sërish  rënies së frikshme.

Ekspertët  e tregut mendojnë se skenari mund të ndryshojë në dobi të euros në se  do të ketë ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, duke tërhequr valutën e tepërt në treg por gjithësesi është ende herët pasi edhe nisja e fluksit turistik do të ketë ndikimet e veta në shtimin e valutës në treg.

Vera tradicionalisht është një periudhë kur valutat dobësohen, për shkak të efekteve sezonale nga remitancat dhe prurjet e turistëve, që këtë vit pritet të arrijnë në nivel rekord.

Kthesa e papritur e rritjes së euros  erdhi menjehrë pasi ajo fitoi 4.24 pikë. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë  u bënë më momentin kur ajo kapi niveli e saj më të ulët të këmbimit përgjatë një dekade.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY