DETAJE/ Gjirokastër, aksidenti tragjik, vdes edhe një grua tjetër

DETAJE/ Gjirokastër, aksidenti tragjik, vdes edhe një grua tjetër

149
0
Shares

Është rënduar bilanci i aksidenti të ndodhur në Jorgucat të Gjirokastrës.

Dy gra nga Lazarati kanë humbur jetën sapo kanë zbritur nga autobusi, ndërsa e 3-ta është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, një makinë tip ‘kamionçinë’ që drejtohej nga Leonidha Klemo i ka përplasur gratë sapo kanë zbritur nga autobusi.

Klemo është prangosur dhe ndodhet në polici.

Informacion paraprak nga Policia e Gjirokastrës

Njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur Jorgucat ka ndodhur një aksident rrugor.

Mjeti tip “Nissan”, me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër ka goditur tre shtetase të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës.

Si pasojë dy prej shtetaseve H. Ç., e S.K., banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY