Jeta me 5 mijë lekë në muaj, varfëria ekstreme në familjen me...

Jeta me 5 mijë lekë në muaj, varfëria ekstreme në familjen me 8 anëtarë

82
0
Shares

Një familje me 8 anëtarë jeton me vetëm 5 mijë leke në muaj në një kasolle në fshatin Çerenec të Bulqizës.

Qemal Vargu nuk mund t’i siguroje 6 fëmijëve të tij më shumë se një shtëpi qerpiçi me çati të shkatërruar, ku çfarë bie jashtë, futet brenda.

Ai thote se paratë e ndihmës ekonomike nuk i dalin as për të paguar dritat e jo më për të blerë ilaçet e gruas.

Për Qemalin nuk ka punë edhe pse kërkon vazhdimisht. Shpesh herë fëmijët nuk i dërgon në shkollë, pasi nuk ka lekë për transport e as para për t’u dhënë me vete.

Ditët e i kalojnë në një dhomë ku hanë pinë edhe flenë, por gjithnjë me sytë nga dera, duke pritur një ditë më të mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY