Patentat bllokohen me tender, shoferët e transportit ndërkombëtar ngelen të papunë

Patentat bllokohen me tender, shoferët e transportit ndërkombëtar ngelen të papunë

83
0
Shares

Qytetarët që pajisen për herë të parë me leje për drejtim automjeti apo ato që u duhet ta rinovojnë janë përballur me mungesën e kartonëve të kësaj dëshmie dhe në vend të patentës kanë marrë një letër me vulë të njomë dhe fotografi.

“Kam një muaj që kam aplikuar dhe më tha të vijë një herë pas dhjetë ditësh. Tani na japin si këto formularë për të lëvizur sa të dalin kartonët, më parë i merrnim brenda 5 ditëve”, thotë një qytetar.

Por certifikata përmbledhëse ka afat një mujor dhe në sportelet e aplikimit qytetarët janë rikthyer sërish për të marrë një tjetër certifikatë në mungesë të kartonit.

“Në momentin kur kalon afati 30 ditor ne i pajisim qytetarët sërish me një tjetër certifikatë të përgjithshme me një afat 30 ditor derisa t’i dalë kartoni”, tha Florina Hito, përgjegjëse e aplikimeve DSHTRR.

Por kjo zgjidhje vlen vetëm për ata që duan të drejtojnë mjete brenda vendit, pasi për jashtë shtetit kjo certifikatë nuk shërben as për të nxjerrë lejen ndërkombëtare të drejtimit të mjetit.
“Kjo zgjidhje është vetëm për brenda vendit, ndërsa për ato që duan leje ndërkombëtare nuk mund ta marrin me këtë certifikatë. Dhe ne i kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim për situatën e krijuar”,thotë Enea Andrea, përgjegjës informacioni DPSHTRR.

Andrea tregon se shkak për situatën e krijuar u bë bllokimi i tenderit për prodhimin e kartonave të rinj.

“Bllokimi i tenderit dhe rifillimi i procedurave dhe afateve ligjore bëri që të na krijohet kjo situatë, e cila tashmë është prezente dhe nuk kemi çfarë t’i fshehim”, thotë Andrea.

Por lajmi i mirë për këtë problematikë është që shumë shpejt prodhimi i kartonave të rinj për leje drejtimi do të nisë, duke i paraprirë fluksit të pritshëm gjatë verës me ardhjen e emigrantëve.

“Në këtë moment që flasim tenderi ka përfunduar, po presim respektimin e procedurave ligjore dhe shumë shpejt shpresojmë që situate të kthehet në normalitet që do të thotë se koha për marrjen e kartonit do të shkojë brenda 5 ditëve”, vijon Andrea. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY