MOTI/ Plane për fundjavën? Njihuni me parashikimi dhe çfarë thonë meteorologët

MOTI/ Plane për fundjavën? Njihuni me parashikimi dhe çfarë thonë meteorologët

108
0
Shares

Deri sot, meteorologët kanë parashikuar vranësira, por që nga e premtja e deri të dielën pritet që vranësirat të largohen e t’ia lënë vendin diellit.

Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së sotme moti mbetet i paqëndrueshëm, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore të vendit ku do të ketë shira të përkohshëm. Orët e mbrëmjes sjellin sërish kryesisht kthjellime.

Ndërsa, paraditja e së enjtes paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri; në Jug dhe pjesërisht zonat Qendrore do të ketë vranësira të dukshme të cilat fuqizohen gradualisht duke sjellë shira të përkohshëm në Jug si edhe në zona të izoluara të Qendrës dhe Lindjes së territorit. Dita e premte dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.

Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke bërë që minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhatet nga 7 – 28˚C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY