SKANDAL/ Jaeld Çela sfidon shtetin, lëviz lirshëm nëpër Durrës

SKANDAL/ Jaeld Çela sfidon shtetin, lëviz lirshëm nëpër Durrës

122
0
Shares
Jaeld Cela

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut denoncimin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit pretendon se di vendndodhjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Berisha thekson se Çela, ndonëse në kërkim nga policia për lidhjet e tij më bandën e Habilajve, lëviz lirshëm në Durrës.

Ndërkohë qytetari dixhital shkruan se Çela është parë duke lëvizur me një fuoristradë me ngjyrë të bardhë nga Durrësi në drejtim të Porto Romanës. Çela është një ndër të dyshuarit, në lidhje me trafikimin e drogës, me bandën e Moisi Habiljat.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Qytetari dixhital i informon:

Famozi Jaeld Çela leviz lirshem ne Durres!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema z. Berisha!

Ju informojme se ne oren 14.40 minuta te dates 18. 04. 2018 shume i kerkuari Jaeld Çela (ish-drejtor i policise Vlore) eshte pare duke levizur me nje foristrade me ngjyre te bardhe nga Durresi ne drejtim te Porto Romanes! Ishte vete ne drejtimin e mjetit, dhe nga pas e shoqeronin dy makina me ngjyre te zeze. Nuk jane fiksuar targat per shkak te shpejtesise.

Ju lutem anonim! Me shume respekt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY