EMRI & FOTO/ Vdes në moshën 74-vjeçare aktori R Lee Ermey

EMRI & FOTO/ Vdes në moshën 74-vjeçare aktori R Lee Ermey

74
0
Shares

Aktori R Lee Ermey, i njohur për rolin e tij si personazh negativ nën petkun e Sergjentit Gunnery në filmin kushtuar luftës në Vietnam “Full Metal Jacket” (Xhaketa prej metali), vdiq në moshën 74 vjeçare, raporton BBC

Ish ushtarak Marine, u kthye në një aktor fitues të çmimeve dhe luajti disa role ushtarakësh gjatë karrierës së tij.

Menaxheri i Ermey-t, duke postuar llogarinë e Twitterit të aktorit, tha se “ai vdiq nga komplikime të pneumonisë”.

“Ai do të na mungojë të gjithëve ne” shkruan mesazhi.

Lindur në 1944, në Kansas, Ermey ishte një ushtarak në trupat e Marinës në 1960 dhe 1970, duk shërbyer në Japoni dhe Vietnam. Ai gjithashtu shërbeu edhe si një instruktor ushtarak në jetën reale.

Ermey më vonë solli eksperiencën e tij ushtarake për të shkëlqyer në rolin e filmit të Stanley Kubrick në 1987, “Xhaketa prej metali” (Full Metal Jacket), duke fituar një çmim në Golden Globe.

Një histori shumë e përhapur rreth Ermeyt është se fillimisht u punësua si një këshilltar teknik, por Kubrick ishte aq i befasuar me demonstrimet e tij si instruktor, saqë i ofroi rolin.

Partneri tjetër në film Mathew Modine dhe Vincent D’Onofrio ishin ndër personat e gatshëm për të respektuar aktorin.

Modine përdori moton e Trupave Amerikane të Marinës “Semper Fidelis”-që do të thotë “gjithnjë besnikë” në dedikimin e tij në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY