EMRI/ Bulqizë, atentat dy vëllezërve, identifikohet autori

EMRI/ Bulqizë, atentat dy vëllezërve, identifikohet autori

313
0
Shares

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën e “Pazarit”, Qytet i Vjetër Bulqizë, si pasojë e një konflikti.

Në automjet udhëtonin dy vëllezërit me inicialet, E. M., dhe E.M., të cilët nuk janë dëmtuar nga plumbat.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 10:20, ndërkohë policia identifikoi autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ai është Elidon Tançi, 19 vjeç, i proceduar nga policia veprën penale “Dëmtime me dashje”.

I riu 19-vjeçar është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY