Protesta në Lezhë, policia ndalon disa protestues

Protesta në Lezhë, policia ndalon disa protestues

180
0
Shares

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona gjatë ditës së sotme pasi morën pjesë në protestën e zhvilluar para komisariatit të policisë në Lezhë ku ndodhen të arrestuar kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe disa zyrtarë të tjerë.

Ndalimi i tyre u krye nga policia pas përfundimit të protestës dhe janë shoqëruar për në komisariat për tu marrë në pyetje për organizimin e bërë gjatë ditës së sotme para komisariatit të policisë në Lezhë.

Këta persona mësohet se janë mbajtur në komisariat, ku u është komunikuar se tubimi i sotëm është i paligjshëm dhe se kanë ndikuar në rendimin e trafikut dhe “nëse do të vazhdojnë me protesta do të ndiqen penalisht”, thanë burimet për publik.al.

Pavarsisht shoqërimeve në polici, publik.al ka mësuar gjithashtu se protesta do të vijojë edhe gjatë ditës së neserme ndërsa pritet edhe vendimi i gjykatës për rivlersimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 11 të arrestuarit e tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY