Lajm i mirë për të rinjtë, projekt për shtëpi për ciftet e...

Lajm i mirë për të rinjtë, projekt për shtëpi për ciftet e reja

194
0
Shares

Qeveria shqiptare bëri një premtim sot përmes Kryeministrit Rama në lidhje me përmirësimin e jetës për ciftet e reja në vend.

Eshtë duke hartuar një projekt që do t’u ofrojë mundësi strehimi çifteve të reja tha sot Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se ky projekt do të ofrojë lehtësira për çiftet e reja që kërkojnë strehim.

“Jemi duke punuar për një program të ri strehimi në funksion të çifteve të reja. Besojmë se ka një mundësi të madhe se duke ju krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t’u larguar se nuk kanë dot një shtëpi të tyre, shumë më të ulët. Është një masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me sukses. Me të pasur një draft të parë të këtij programi, do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesorë”, tha Kryeministri Edi Rama.

Këtë deklaratë, kreu i qeverisë shqiptare e bëri gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfidat e Emigracionit”, duke thënë se kjo është një alternativë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY