Kryeministri Rama manipulon shkaqet e emigrimit masiv

Kryeministri Rama manipulon shkaqet e emigrimit masiv

104
0
Shares

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot nga kurrizi i qeverisë emigrimin e rreth 500 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij.

“Emigrimi i shqiptarëve është fenomen historik dhe nuk ka faktorë politikë të emigrimit”, tha Rama në një konferencë kushtuar emigrimit të shqiptarëve jashtë.

Gjatë qeverisjes socialiste shqiptarët lanë në mënyrë masive vendin në shifra të krahasueshme me ato të vitit 1990-1991 apo 1997 duke zënë vendin e parë dhe të dytë në shkallë globale për nga numri i emigrantëve duke lënë pas edhe vende që janë në konflikt të armatosur.

Sipas kryeministrit, shqiptarët joshen të emigrojnë për shkak të shpërblimeve të larta krahasuar me ato në Shqipëri dhe lajmëroi se tashmë vendi ka zbritur në vendin e 6 për emigrim.

Kryeministri nuk preku në fjalën e tij faktin se mijëra shqiptarë të larguar kanë si shkak varfërinë dhe pamundësinë e jetës në Shqipëri duke shtuar këtu edhe mungesëne  besimit që ngjalli qeverisja e tij tek mijëra qytetarë që lanë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY