FOTO/ Zhvillohet në Tiranë takimi vjetor BE – Shqipëri për ndihmën financiare...

FOTO/ Zhvillohet në Tiranë takimi vjetor BE – Shqipëri për ndihmën financiare të BE-së

68
0
Shares

Sot Komiteti i Monitorimit IPA u mblodh në Tiranë për të diskutuar mbi progresin në zbatimin e financimeve të BE-së për Shqipërinë. Takimi u bashkëkryesua nga Shkëlqesia e Tij Z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe Znj. Michela Matuella, Shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Europian.

Diskutimet u fokusuan në programimin e financimeve të ardhshme dhe në efektivitetin e përgjithshëm, në cilësinë dhe koordinimin e zbatimit të programeve në vazhdim.

Autoritetet shqiptare kanë dhënë një përditësim të plotë mbi progresin në sektorët e ndryshëm.

BE-ja, që është donatori më i madh për Shqipërinë, ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për ta mbështetur Shqipërinë në zbatimin e reformave, duke u përqendruar te qeverisja, drejtësia dhe shteti ligjor, ndërlidhja, konkurrenca dhe zhvillimi socio-ekonomik. BE-ja nënvizoi nevojën për të siguruar monitorimin dhe koordinimin e reformave, konsistencën mes strategjive dhe ndarjet e buxhetit, si dhe koordinimin e ngushtë me gjithë komunitetin e donatorëve në vend. Rëndësia e programeve rajonale të BE-së u theksua gjithashtu në funksion të gjashtë nismave më të rëndësishme të Komunikimit më të fundit të Komisionit për Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësues të Shteteve Anëtare të BE-së dhe të shoqërisë civile, si dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile morën pjesë si vëzhgues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY