Vrasja në Fierit, babai i viktimës: Albertin e kisha si djalin tim,...

Vrasja në Fierit, babai i viktimës: Albertin e kisha si djalin tim, nuk ia fal. Në se drejtësia nuk bën punën e vet…

125
0
Shares
Kreshnik Beqiraj

Babai i Kreshnik Beqirajt, i tronditur pas zbulimit të trupit të të birit, vrarë nga shoku i tij, ka rrëfyer se vrasësin, Albert Zekajn, e kishte pasur si djalin e tij dhe se ai kishte qënë edhe në shtëpinë e tyre.

“Kreshniku dhe Alberti janë njohur në burg në Belgjikë. Ata jetonin me qera në Fier më pas, por Alberti nuk e paguante qeranë,” tha Mystehak Beqiraj.

“Djali më kishte thënë se do ta nxirrte nga shtëpia. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta vriste. Por nëse drejtësia nuk e bën punën e vet, do ta bëjmë ne,” kërcënoi burri i moshuar.

“Ma vrau djalin në gjumë,” tha ai.

Kufoma e Kreshnik Beqirajt u gjet dy ditë më parë e dekompozuar në fshatin Daullas të Fierit. Nga hetimet u zbulua se ai ishte vrarë në qershor 2017 nga shoku i tij i emigracionit, Albert Zekaj nga Kopliku me të cilin kishte marrë me qera një shtëpi në Fier.

Siç e ka pranuar edhe autori i vrasjes, ata ishin grindur për pagesën e qerasë dhe Zekaj, i dehur dhe i irrituar, e ka vrarë shokun me të cilin ndante një shtëpi dhe e ka groposuar.

Albert Zekaj u arrestua nga policia dhe e pranoi autorësinë e krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY