VIDEO/ Fier, Albert Zekaj me pranga në duar, shoqëron policinë në vendin...

VIDEO/ Fier, Albert Zekaj me pranga në duar, shoqëron policinë në vendin ku varrosi shokun e tij

206
0
Shares

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Kreshnik Beqiraj në një kanal në fshatin Daullas të Fierit, i cili dyshohet se është vrarë një vit më parë nga shoku i tij me të cilin jetonin bashkë në shtëpi me qira, policia ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar Albert Zekaj. Policia e ka dërguar autorin tek vendi ku kishte fshehur batanijen, çekiçin si dhe vendin ku fshehu kufomën.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.
Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

FierZbardhet vrasja e 36-vjeçarit nga Fieri, arrestohet autori pas një pune profesionale hetimoreNga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar operative dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit K.B., 36 vjeç, banues në Fier.Po në vijim të punës hetimore u bë identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes A.Z., 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit. Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë me sende të forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.Në vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet. Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.- një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;- mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

Publié par Policia e Shtetit sur vendredi 9 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY