Ramush Haradinaj i sulet Ramës: Merru me Shqipërinë, ke boll probleme

Ramush Haradinaj i sulet Ramës: Merru me Shqipërinë, ke boll probleme

166
0
Shares

Kryeministri Ramush Haradinaj ka goditur homologun nga Shqipëria Edi Rama. Ky i fundit tha sonte se ishte Haradinaj ai i cili shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama që të merret me punët e shtetit të tij. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj thotë se Rama ka shumë ‘shpikje’ me të cilat duhet të merret në Shqipëri.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Rama sot tha se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi.

“Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve”, ka pohuar Rama për Klan Kosovën.

Rama u nderua sot nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në 10 vjetorin e pavarësisë.

Ky i fundit ka prezantuar sot një aneks-marrëveshje me Malin e Zi sipas të cilës do të ratifikohet demarkacioni. Një seancë Kuvendi për këtë çështje u thirr për të dielën në orën 18:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY