Edi Rama ngul këmbë: Teatrin do ta shembim

Edi Rama ngul këmbë: Teatrin do ta shembim

96
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur me forcë nga foltorja e Kuvendit se debati për Teatrin Kombëtar ka nisur prej 20 vjetësh, jo sot, por Teatri do të shembet dhe aty do të ndërtohet një hapësirë europiane për shfaqje dhe aktivitete të tjera.

Rama u detyrua të replikojë me deputetët e PD-së, të cilët e akuzuan për krizën që shkaktoi në universitete dhe atë ka krijuar edhe me artistët.

“Ne do ta ndërtojmë Teatrin Kombëtar. Nuk e ndërtuam dot atë ditë që filloi mbledhja. Kjo që filloi para dy vjetësh ka filluar para 20 vjetësh. Ata të shkretët kanë vdekur para 20 vjetësh veç Robert Ndrenikës. Ndërkohë që ne nuk kemi bërë aq sa ka nevojë ky vend, se s’mund t’i ndërtojmë të gjitha teatror e stadiumet në kohë aq të shkurtër por është e sigurt se kemi ndërtuar që nga 1991 aq sa nuk janë ndërtuar. Teatrin do ta ndërtojmë dhe atë Teatrin aty do ta shembin dhe do të krijojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqje e dhënë teatër e ky teatër që e ka kthyer politikën në teatër mund t’i bini daulleve sa të doni se gjëma nuk ka”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY