Zbulohet posti me të cilin Edi Rama ka joshur “antiopozitaren” Majlinda Bregu

Zbulohet posti me të cilin Edi Rama ka joshur “antiopozitaren” Majlinda Bregu

133
0
Shares

Pasi i mbaroi detyra në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ish deputetja e PD, Majlinda Bregu nuk ka pasur asnjë detyrë tjetër publike.

Sipas burimeve të Dritare.net, Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë. Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Dritare.net, mëson se shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.

Kryeministri Rama fillimisht e propozoi Bregun për kryenegociatore të Shqipërisë kur të hapen negociatat, por që nuk u pranua nga opozita.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY