KËRKESA/Rovena Gashi thërret Arta Markun në gjyqin e saj

KËRKESA/Rovena Gashi thërret Arta Markun në gjyqin e saj

238
0
Shares
Rovena Gashi

Avokati i prokurores Rovena Gashi kërkoi sot nga Gjykata Administrative të thirrej për të dëshmuar në gjyq Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Rovena Gashi ishte drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme kur u largua nga kjo detyrë prej Markut menjëherë pas votimit të saj në Kuvend. Prokurorja Gashi por kërkon në gjykatë pezullimin e vendimit të Markut.

Gashi përfaqësohet nga avokati Çlirim Gjata, kurse Marku nga Pranvera Gruda.

Avokati Gjata ka konstatuar se avokati i palës së paditur nuk solli prova që argumentonin largimin e Gashit nga detyra e saj e mëparshme. Pavarësisht se avokatja Gruda tha se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme nuk kishte shkelur asnjë ligj. Gjata ka bërë një kërkesë sot për gjykatën ku kërkon ardhjen e Gashit në gjyq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY