VETTING-u/ I dërguari i SHBA-së thyen heshtjen: Në Shqipëri korrupsioni galopant

VETTING-u/ I dërguari i SHBA-së thyen heshtjen: Në Shqipëri korrupsioni galopant

148
0
Shares

Ish-Kryeprokurori i Arizonës, John Leonardo një nga 8 këshilltarët ndërkombëtarë të procesit të Vetting-ut në Shqipëri thyen heshtjen dhe komenton për herë të parë këtë proces.

Në një intervistë për portalin amerikan Tucson.com 71-vjeçari paralajmëruar se 800 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë do t’i nënshtrohen kontrollit me qëllim pastrimin e figurave të korruptuara.

“Në këtë vend ka një korrupsion galopant në shumë fusha: Polici, gjyqtarë, prokurorë. Është hera e parë që provohet një metodë e tillë e veçantë. Nuk ka asnjë model të mëparshëm. Pritshmëritë janë shumë të larta në një vend ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendin e punës”, thotë Leonardo.

I pyetur se cili është roli i tij, ai thotë: “Jemi tetë nga ne, në një dhomë të madhe. Të gjithë kemi të paktën 15 vite si gjykatës ose prokurorë në vendet tona. Është një grup me goxha eksperiencë- shumë prej nesh kanë punuar në vende të tjera më parë. Ne duhet të japim këshilla ndaj institucioneve të Vetting-ut për çështjet ligjore dhe teknikat investiguese, strukturat organizative dhe interpretimet e ligjit të Veting-ut. Ky proces do të shkojë nga 4 deri në 5 vite”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY