EMRA & FOTO/ Shijak, lëviznin me pistoletë na çantë prangosen dy persona

EMRA & FOTO/ Shijak, lëviznin me pistoletë na çantë prangosen dy persona

517
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë…

  • Astrit (Avdyli) Balliu 43 vjeç, banues në Shijak;
  • Donald Çullhaj 23 vjeç, banues në Shijak.

Në Xhafzotaj,  Shijak gjatë kontrollit  të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin tip Benz me drejtues shtetasin  Donald Çullhaj, në një çantë “Marsup” është gjetur një armë zjarri pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale…

  • një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9 mm me mbishkrimin “STERM9x19;
  • një krehër me 12 fishekë të kalibrit 9 mm, me një fishekë në fole;
  • automjeti tip Benz.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  dhe municioneve luftarake ”  parashikuar nga neni 278/ 2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY