EMRI & FOTO/ Tiranë, zbardhet grabitja me dhunë te Rruga e Durrësit,...

EMRI & FOTO/ Tiranë, zbardhet grabitja me dhunë te Rruga e Durrësit, ja çfarë ju gjet hajdutit në shtëpi

246
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 3, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentin e vjedhjes me dhunë të ndodhur më datë 09. 01. 2018, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura. Si  rezultat  u bë kapja dhe ndalimi i Ardian Voca,  23 vjeç,  banues në Kasalle Kamëz – Tiranë.

Sipas Policisë Vendore, më datë 09. 01. 2018, dyshohet se ka vjedhur me dhunë dyqanin në rrugën e   “Durrësit“ nën administrim të shtetases K. B., 19 vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën një katëshe  e ndodhur në fshatin Kasalle, nën administrim të shtetasit të lartpërmendur  janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht: 20 unaza, 15 varëse , 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazash, 7 mbajtëse orash  si dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “ Vjedhja me dhunë”,  parashikuar nga neni  139, i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY