Grabitësit me armë dhe maska vjedhin vilën 3-katëshe në Ksamil dhe dhunojnë...

Grabitësit me armë dhe maska vjedhin vilën 3-katëshe në Ksamil dhe dhunojnë pronarin

104
0
Shares

Në fshatin turistik të Ksamilit ka ndodhur një grabitje gjatë orëve të natës. Persona të paidentifikuar, me maska në kokë dhe armë në dorë kanë dhunuar pronarin e banesës dhe kanë grabitur edhe vilën e tij 3-katëshe.

Grabitësit e maskuar kanë hyrë në banesë dhe e kanë dhunuar pronarin me inicialet P. L., pasi e kishin lidhur.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY