Basha: Rexhep Çeliku do jetojë gjithmonë te ne me vallëzimin si shqiponjë...

Basha: Rexhep Çeliku do jetojë gjithmonë te ne me vallëzimin si shqiponjë krenare

96
0
Shares

Ndarja nga jeta e mjeshtrit të madh të skenës shqiptare, Rexhep Çeliku, ka sjellë edhe një reagim prekës nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Çeliku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë”, shkruan Basha në Facebook.

Lideri i opozitës thekson se “vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë’.

“I detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit. I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare”, shprehet Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY