Tmerr per ciftin ne Korce, maskat i masakrojne dhe me pas ikin...

Tmerr per ciftin ne Korce, maskat i masakrojne dhe me pas ikin me makinen e grabitur

217
0
Shares

Nje cift qe po udhetonte me makine eshte rrahur dhe me pas grabitur nga disa persona me maska ne Korce. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë. Sikurse mesohet nga burimet policore maskat ndaluan makinen ku ndodheshin cifti ne periferi te Korces dhe pasi e kane rrahur i kane marre makinen dhe jane larguar bashke me te. Makina ishte e tipit “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II.

Informacion paraprak
Më datë 06.01.2018, jemi njoftuar se rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi. Dy shtetasit e mësipërm, ndodhen në Komisariat ku po japin edhe deklaratat lidhur me ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY