PAZARI ÇAM/ LSI “hap thesin”, jep vota jo vetëm për buxhetet e...

PAZARI ÇAM/ LSI “hap thesin”, jep vota jo vetëm për buxhetet e Veliajt e Dakos së PS-së, por edhe për mandatin e Aqif Rakipit të PDIU-së

125
0
Shares

Urdhri politik i Edi Ramës, për anëtarët e PS-së në KQZ për të mbrojtur me çdo kusht deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi, ka bërë që nga kjo situatë të përfitojë edhe deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica.
Çështja e mandatit të Rehovicës, u shqyrtua e para në mbledhjen e KQZ-së. Përfaqësuesi politik i PD pranë këtij institucioni kërkoi që ti hiqet mandati deputetit të LSI, ashtu siç ka kërkuar prokuroria, por pas debatesh të ashpra u hodh në votim propozimi i anëtarit të KQZ, Gëzim Veleshnja, i cili kërkoi që t’i kërkohen organit të akuzës sqarime rreth dosjes se deputetit të LSI.
Pas votimit fitoi propozimi i Veleshnjës, me 4 vota pro (PS-LSI) dhe dy kundër nga përfaqësuesit e PD-së. PS dhe LSI votuan në një linjë politike për Rehovicën, duke i hapur kështu rrugë, (siç edhe ndodhi), po me bashkim votash, edhe rikthimit të çështjes së mandatit të Aqif Rakipit në organin e akuzës, “për më shumë sqarime”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY