Oni, djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu ngre padi ndaj KF Tirana, kërkon...

Oni, djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu ngre padi ndaj KF Tirana, kërkon 100 mijë euro

1925
0
Shares

Fatmir Hysenbelliu, i njohur ndryshe si Oni, tashmë është një biznesmen që jeton mes luksit në Shqipëri dhe udhëtimeve përrallore anembanë botës, por dikur ka qenë futbollist i KF Tirana. Droni.al ka mësuar se në Gjykatën e Shkallës së Parë është dorëzuar një ditë më parë një padi e djalit të Irfan Hysenbelliut ndaj klubit ku është aktivizuar si futbollist. Kështu sipas kësaj padie, Oni kërkon që Tirana t’i shlyejë disa detyrime që arrijnë shifrën e rreth 100 mijë eurove. “Detyrimin e pales se paditur Klubi i Futbollit Tirana sh.a. ti paguaje paditesit Fatmir Hysenbelliu pagat dhe detyrimet kontraktuale te pashlyera ne vleren 94,542 Euro”, thuhet në njoftim. Kërkesa mbështetet tek Neni 31 e vijues i K.Pr.Civile dhe neni 109 e vijues i Kodit të Punës.

Oni me fanellen e Tiranes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY