Policia në gatishmëri për festat, në 48 orë shoqëron 24 persona, s’kishin...

Policia në gatishmëri për festat, në 48 orë shoqëron 24 persona, s’kishin kartë identiteti

83
0
Shares

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë gjatë 48 orëve të fundit, kanë intensifikuar  kontrollet  në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolle bëhen në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit me qëlllim, kapjen e personave që qarkullojnë me armë, të atyre të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshshme apo të lëndëve narkotike.

Kontrollet janë intensifikuar edhe nga Policia Rrugore e Tiranës  duke përdorur  Dragerat  e Radarët, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara , apo të atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në njoftimin e policisë thuhet se: Si rezultat i kontrolleve  të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale , për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Janë shoqëruar  në ambjentet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas, për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete. Nga verifikimet e kryera ka rezultar se 16 prej tyre ishin persona të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qëndrat e banuara,  për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ,  apo dhe për shkelje të tjera, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar 91 drejtues mjetesh, të cilëve u është pezulluar Leja e Drejtimit dhe konkretisht:

  • 53 Leje Drejtimi për  shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.
  • 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,
  • 4 Leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe
  • 11 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të ndryshme.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi   gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :

  • 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur,  si dhe

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, do vijojnë të intensifikojnë masat  në të gjitha drejtimet, duke rritur prezencën e Policisë në rrugë, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, me qëllim që siguria e jetës dhe bukuria e festave të fundvitit , të mos cënohet dhe errësohet  nga  krimi dhe paligjshmëria, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

TiranëStrukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë gjatë 48 orëve të fundit, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit , kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëlllim, kapjen e personave që qarkullojnë me armë, të atyre të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshshme apo të lëndëve narkotike.Kontrollet janë intensifikuar edhe nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur Dragerat e Radarët, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara , apo të atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.Si rezultat i kontrolleve të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale , për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.Janë shoqëruar në ambjentet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas, për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete.Nga verifikimet e kryera ka rezultar se 16 prej tyre ishin persona të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal.Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qëndrat e banuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , apo dhe për shkelje të tjera, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar 91 drejtues mjetesh, të cilëve u është pezulluar Leja e Drejtimit dhe konkretisht:• 53 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.• 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,• 4 Leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe• 11 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të ndryshme.Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :• 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, si dhe • 2 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa paisur me Leje Drejtimi.Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur :• 42 masa për mos përdorimin e rripit të sigurimit.• 83 masa për parakalim të gabuar• 87 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit • 12 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit • 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.• 269 për qëndrim të gabuar, si dhe• 452 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë bllokuar dhe 8 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, do vijojnë të intensifikojnë masat në të gjitha drejtimet, duke rritur prezencën e Policisë në rrugë, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, me qëllim që siguria e jetës dhe bukuria e festave të fundvitit , të mos cënohet dhe errësohet nga krimi dhe paligjshmëria.

Publié par Policia e Shtetit sur dimanche 24 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY