Greqi shembet ndërtesa, vdes tragjikisht punëtori shqiptar

Greqi shembet ndërtesa, vdes tragjikisht punëtori shqiptar

90
0
Shares

Një ndërtesë e vjetër që ishte në restaurim u shemb dhe zuri poshtë dy punëtorë. Ata janë një shtetas shqiptar dhe një 50-vjeçar grek. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytezën Nestani të rajonit të Arcadias në Greqi. Sipas mediave greke, viktima është punëtori shqiptar. Trupi i tij u nxorr i pajetë nga forcat e shpëtimit. Ndërkohë, 50-vjeçari grek është dërguar në spital, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Të dy po punonin brenda ndërtesës së vjetër, kur papritur u shemb muri dhe një pjesë e çatisë. U desh ndërhyrja e 10 personave për të nxjerrë të dy punëtorët e bllokuar nën rrënoja. Punën e vështirësonin edhe kushtet e këqija atmosferike, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Kryetari i Bashkisë së Nestanit, Nikos Karalis, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e punëtorit shqiptar që humbi jetën tragjikisht. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetim për këtë aksident në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY