FOTO/ Fati nuk i buzëqesh këtij personi në Elbasan, fle në trotuar...

FOTO/ Fati nuk i buzëqesh këtij personi në Elbasan, fle në trotuar kur temperaturat janë nën zero

98
0
Shares

Duket qartë se një endacak është mbledhur me vjetërsira për tu mbrojtur nga të ftohtit. Nuk është rasti i parë. Mjaft endacakë të pashpresë në Elbasan janë katandisur në këtë mënyrë. Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Megjithatë varfëria dhe skamja mbeten kryesoret. Vitin që shkoi, kur temperaturat arritën disa gradë nën zero, për këta të mjerë u kujdes policia. Ka institucione, organizma dhe organizata që përfitojnë miliona në emër të tyre. Por sot në ditën më të vështirë, askush nuk i sheh.Pritet që edhe sivjet të ndërhyjë dikush për t’i shpëtuar nga i ftohti vrasës. Veçanërisht ndërgjegja qytetare dhe humanizmi njerëzor. Kjo foto është fiksuar nga Aldo Kozarja./Infoelbasani.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY