FOTO/ Publikohet dokumenti, ish-ministri – ambasadorëve: Lërini pallavrat, reforma juaj e drejtësisë...

FOTO/ Publikohet dokumenti, ish-ministri – ambasadorëve: Lërini pallavrat, reforma juaj e drejtësisë dështoi që në nisje

109
0
Shares

Reforma në Drejtësi dhe zgjedhja e kryeprokurorit të ri të vendit, kanë qenë dy temat kryesore të përplasjeve që ka dhuruar ditën e sotme skena politike në vend, ku është përfshirë edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Lidhur me interferimin e Lu në këtë çështje madhore, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, që vërteton se ndërkombëtarët dështuan me reformën në drejtësi.

“Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje! Nuk ka emra për KLP, pa të cilën s’ka as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë institimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë. Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra!”, shkruan Ylli Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY