Bylykbashi zbulon ‘sekretin’: Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu është një...

Bylykbashi zbulon ‘sekretin’: Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu është një punë …

85
0
Shares

Me argumenta tejet bindës, deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi ka shpjeguar shumë thjeshtë në Facebook, dëshirën e madhe të kryeministrit Edi Rama për të zgjedhur një Kryeprokuror me 36 vota.

Sipas Bylykbashit, saga, të cilës po ja njohim bëmat në këto kohë ka nisur me pengesat që Rama prodhoi për të ndaluar ngritjen e KLP-së dhe vazhdon sot, sepse mazhoranca do një marionetë të vetën që t’i mbyllë dosjet e korrupsionit të Tahirit, Dakos, Sejdinit, etj.

Reagimi i Oerd Bylykbashit në Facebook:

Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu është një punë…

Nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. SPAK ësntë i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm‎ dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit.

Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK.

Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ‎Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë Prokurorët e Krimeve të Rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktoje ata që do Kryeministri.

Dhe pastaj ka sharlatanë që thone se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY