VIDEO/ SOS nga Veriu, Spahia: Emergjencat Civile të ndërhyjnë, në rrezik jeta...

VIDEO/ SOS nga Veriu, Spahia: Emergjencat Civile të ndërhyjnë, në rrezik jeta e banorëve në Dukagjin e Theth

80
0
Shares

Makthi i përjetuar nga banorët e Jugut të vendit prej përmbytjeve, duket se tashmë është ngjitur në Veri, ku bora që arrin në 1 metër trashësi ka paralizuar tërësisht dhjetëra fshatra. Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia nëpërmjet një postimi në Facebook, që e shoqëron me një video nga Thethi i bllokuar i bën thirrje qeverisë që t’i vijë në ndihmë këtyre banorëve.

Postimi i deputetit Bardh Spahia: Po ndjek nga terreni gjendjen e renduar në njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. Ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti i këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Nderkohe i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje vecanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve.

Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së rreshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e shërbimeve të energjisë dhe furnizimit me ujë vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe zonat tursitike malore gjenden të braktisura. Nuk është koha të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore atë të jetës së njerëzve.

Nje prej banoreve me ka nisur kete video ne fb tim, ku kerkon nderhyrje te menjehershme te shtetit per jeten e banoreve ne rrezik.

Po ndjek nga terreni gjendjen e renduar në njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. Ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti i këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.Nderkohe i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje vecanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve.Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së rreshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e shërbimeve të energjisë dhe furnizimit me ujë vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe zonat tursitike malore gjenden të braktisura. Nuk është koha të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore atë të jetës së njerëzve. Nje prej banoreve me ka nisur kete video ne fb tim, ku kerkon nderhyrje te menjehershme te shtetit per jeten e banoreve ne rrezik.

Publié par Bardh Spahia sur lundi 4 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY