VIDEO/ Paloka: Rama po trajton Vangjush Dakon njësoj si Saimir Tahirin, ka...

VIDEO/ Paloka: Rama po trajton Vangjush Dakon njësoj si Saimir Tahirin, ka plan për kapjen e sistemit të drejtësisë

79
0
Shares

Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e sotme të akuzojë kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për lidhje me krimin e organizuar dhe blerjen e votive me paratë e pista të drogës. Vetëm një ditë pasi kryedemokrati Basha denoncoi dosjen e përgjimeve që kanë përgatitur agjencitë partnere për Vangjush Dakon, në një deklaratë për mediat nga selia blu doli deputeti Edi Paloka, i cilia tha se modeli i Durrësit, ku politika dhe krimi janë bërë një, është ngritur kudo në Shqipëri. Paloka rikonfirmoi se Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votive. Gjithashtu ai shtoi se kryebashkiaku i Durrësit po merret në mbrojtje nga Rama njëjtë si Tahiri dhe ndihet i paprekshëm sepse shefi i tij po tenton me çdo kusht të kapë sistemin e drejtësisë.
Deklarata e Edi Palokës:
Në Durrës politika dhe krimi janë bërë një. Këtë model Edi Rama e ka ngritur kudo njësoj – në Durrës, Elbasan, Tiranë. Formula është “përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet”. Më pas, me pushtetin e fituar pasurohu për vete pasuro dhe krimin. Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave. Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve. Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë. Marrja nën kontroll e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndjehet i paprekshëm. Edi Rama po e trajton Kryetarin e Bashkisë së Durrësit njësoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia, sepse gjithçka dhe të gjithë lidhen me Edi Ramën. Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar.

Deklaratë live nga Selia PD, Edi Paloka

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mardi 21 novembre 2017

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY