Rama në kërkim të investitorëve, ironizon Crawford: Fillimisht mbaji mirë ata që...

Rama në kërkim të investitorëve, ironizon Crawford: Fillimisht mbaji mirë ata që ke!

111
0
Shares

Teksa kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga ambasadorët e Shqipërisë në botë të marrin një rol të ri për të ridemiensionuar diplomacinë ekonomike dhe nevojën që ka vendi për të thithur investime të huaja, për kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, vëmendja duhet të përqendrohet fillimisht tek investitorët që veprojnë në Shqipëri.
I ftuar në Ora News, ai tha se duhen mbajtur mirë bizneset që aktualisht po investojnë në Shqipëri, pasi në një mënyrë apo tjetër ata janë reklamë pozitive ose negative për të tjerët që shfaqin interes.
“Unë u thashë që mandatin që kanë marrë të tërheqin investitorë nga jashtë është pak ndryshe nga pritja që kemi ne amerikanët për Amabsadorin Lu. Nuk pres nga Lu të tërheq shqiptarët të investojnë në Amerikë. Por pres që ai të zbatojë vullnetin e Uashingtonit. Dhe nëse futet në biznes këtu, të mbrojë amerikanët që janë këtu. Por do ta filloja duke parë bizneset që janë duke investuar aktualisht këtu nga vende të huaja. U thashë mbani mirë ata, sepse janë ose reklamë e mirë ose e keqe për të tjerët. Së dyti, të shikojmë rastet e suksesit që kemi pasur. Mund të përmend shumë kompani që kanë pasur investim risku nga amerikanët në fusha të ndryshme. U thashë që nëse unë do të isha ju, nuk do të shkoja të trokas në çdo derë, do të shkoja vetëm tek fondet”, u shpreh Crawford.
Sipas Crawford, Shqipëria duhet të bëhet konkurruese me rajonin. Pengesë sheh tatimin mbi pagat e larta dhe taksën mbi dividentin.
“Edhe këtë por edhe taksën mbi dividentin, është 15% në Shqipëri. Taksa mbi dividentin është pengesë për ata biznesmenë të riinvestojnë në një biznes që është më fitimprurës. Ai fitim që është në biznesin aktual ngelet në bankë, kemi parë se janë rritur shumë depozitat në bankë tani dhe nuk është mobilizuar në treg. Ne duam që sa më shumë para të qarkullojnë në tregun shqiptar. Ishte premtuar që mund të ulet deri në 6%, menduan të mos e zbresin deri tani. Nëse një investitor i huaj merr dividentin me një taksë më të vogël ai mund të investojë prapë në vendin e tij. Nëse kjo taksë bie në supe të shqiptarëve që janë këtu nuk ka shumë sens. Shpresoj të merren në konsideratë, për mua një taksë e lartë mbi dividentin është që pengesë për shqiptarët që të investojnë në Shqipëri”, shton Crawford.
Teksa ishte pjesë e diskutimeve në komisionin e Ekonomisë ku u miratua paketa fiskale, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë thotë se mazhoranca duhet të mbajë premtimet për të cilat mori votat.
“Ata fituan votën mbi këto premtime. Taksa individuale dhe taksa e dividentit. Pronarët e bizneseve mund të marrin fitime në shumë mënyra jo vetëm nga paga. Por nëse nuk shikojnë ndonjë zbritje mund të shkojnë në Kosovë, nuk është shumë vështirë të hapin një degë të kompanisë atje, të lëvizë të gjithë punëtorët me pagë më të lartë atje ku ka rrogë më të ulët dhe të punojnë prapë në Shqipëri por të kryejnë aktivitetin në Kosovë ku është një sistem më i ulët. Ne si të huaj investojmë në rajon, jo vetëm në Shqipëri, në përgjithësi në rajonin shqipëfolës. Ne në Tiranë jemi konkurrent direkt me Prishtinë dhe Shkupin. Nëse një person vjen nga jashtë thotë ok do të kap tregun shqiptar dhe nëse sistemi është më i mirë në Shkup, Prishtinë apo Podgoricë ata do të shkojnë atje. Do të kenë aktivitet këtu por prapëseprapë shumicën e aktivitetit do ta kenë atje ku favorizojnë më shumë taksat. Tani jemi duke shikuar nga ata që janë duke investuar nga jashtë, janë holandezët të parët tani në Shqipëri. Përfshin edhe SHELL në fushën e naftës por ka dhe një sistem në Holandë, një identitet ku mund të investojë një shqiptar, një anglez, një amerikan dhe është një taksë zero për ata. Janë tatuar vetëm nga vendi i aksionerëve. Ka edhe investime nga Holanda, ku mund të jenë dhe shqiptarë që investojnë nga Holanda. Është fakt që kur ka taksa të ulëta, burokraci të vogla tërhiqen investimet dhe e shikojmë përditë këtë ku Holanda është e para tani me investime në Shqipëri”, shprehet mw tej kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Crawford renditi dhe rezervat lidhur me paketën fiskale.
“Bashkëpunojmë shumë me qeverinë. Do të thosha fillo me ata që janë këtu. Mbani mirë ata që janë këtu sepse kanë ardhur jo për shkak të tatimeve, por kanë probleme burokracie etj. Pastaj zgjero fushën. Ndër problemet kemi përmendur dhe rikthimin e TVSH. Kemi parë dhe aspektet teknike, amortizimin e investimit. Një kompani që fillon nga zero duhet 5 vjet për të marrë këmbët e tyre. Duan më shumë kohë të amortizojnë shpenzimet e tyre, tani është 3 vjet. Gjithmonë jemi pro që duhet zvogëlojmë informalitetin. Por nuk duhet vetëm shkopin por dhe tortën. Nëse kemi shumë shkop mund të bëhet komunizëm. Të gjithë do të jenë brenda rregullit”, shprehet më tej Crawford.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY