EMRAT/ Ja kush janë bosët shqiptarë të prostitucionit të arrestuar në Itali

EMRAT/ Ja kush janë bosët shqiptarë të prostitucionit të arrestuar në Itali

305
0
Shares

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e tutorëve shqiptarë të arrestuar në shtetin fqinjë.
Pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë së Santa Maria Capua Vetere, policia e Marcianise (në Caserta) ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit të dhëna nga gjykata ndaj 9 personave, të akuzuar për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj rreth 15 femrave të kombësive të ndryshme.

Të pandehurit ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurimit personal të arrestit me burg
– Giovanni Monaco, 53 vjeç;
– Mentor Domazeti, 39 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Asim Koleci, 30 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Lulzim Hoxha, 41 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Myslym Hoxha, 28 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali.

Të pandehurit ndaj të cilëve është vendosur masa e detyrimit të qëndrimit në komunën ku banojnë
– F. A. M., i lindur më 1967.
– M. MA., i lindur më 1995.

Ndërsa ndaj shqiptarit B. M., 39 vjeç, gjykata ka vendosur ndalim qëndrimi në provincën e Caserta-s, ndërsa ndaj një tjetër personi nën hetim, arrest shtëpiak.

Hetimet
Hetimet, të nisura në shtator të vitit 2015, zbuluan aktivitetin e prostitucionit, që kryesisht zhvillohej në disa komuna: Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista e San Nicola la Strada, në vendin e quajtur sheshi “Carlo III”.
Katër automjete që përdoreshin për transportin e prostitutave janë konfiskuar nga efektivët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY