E dashura i kërkoi të ndahen, polici vret dy persona dhe veten

E dashura i kërkoi të ndahen, polici vret dy persona dhe veten

81
0
Shares

Një polic francez ka qëlluar për vdekje tre persona pranë një rruge në Paris si pasojë e një mosmarrëveshje, ku më pas qëlloi edhe veten.
Disa nga familjarët e tij, si nëna, e dashura dhe motra u plagosën në incidentin që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.
Sipas mediave të huaja, personat e vrarë janë babai i të dashurës dhe dy kalimtarë.
BBC raporton se kryebashkiaku i Sarcelles ka treguar se e dashura i ka kërkuar policit që të ndahen, prandaj ai ka bërë një veprim të tillë.
“Ishin banorë lokalë, i njihja mirë sepse kam jetuar në këtë rrugë për 10 vjet”, tha kryetari François Pupponi për AFP.
Polici 31-vjeçar e shtyu të dashurën dhe goditi familjarët derisa qëlloi veten për vdekje.
Trupi u gjet në kopshtin e një shtëpie aty pranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY