Eksploziv si “dhuratë” për pronarin e dyqanit të mishit në Krujë

Eksploziv si “dhuratë” për pronarin e dyqanit të mishit në Krujë

170
0
Shares

Në një dyqan mishi në Qerek të Krujës është gjetur sot nga pronari një “dhuratë” dhe nën dyshimin se mund të ketë lëndë plasëse është njoftuar policia. Policia ka zbuluar lëndën plasëse eksploziv brenda pakos “dhuratë” në derën e dyqanit të 44-vjeçarit me iniciale P.N..

“Më datë 11.11.2017, në orën  6:05, në sallën Operative Krujë është njoftuar se në Qerek, Krujë në dyqanin e mishit të shtetasit P.N. 44 vjeç është vendosur një pako e dyshimtë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar një sasi të vogël lënde plasëse e dyshuar eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer. Vijojnë veprimet hetimore nga ana e uniformave blu në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY