Adi Krasta: Edi Rama një figurë në rënie

Adi Krasta: Edi Rama një figurë në rënie

103
0
Shares

Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka dhënë sonte një intervistë për Eni Vasilin në TV “News 24”. I pyetur që në fillim për sjelljet e kryeministrit Edi Rama me mediat, ai tha se do të dëshironte ta shmangte një koment për kreun e qeverisë me të cilin ka pasur përplasje të forta në të kaluarën.
Por megjithëse tha se nuk donte të bënte komente ai e quajti Ramën “një figurë në rënie”.
“Zakonisht në bisedat njerëzore me njerëzit e fundit. Është shumë e lehtë për të biseduar për njerëzit e rëndësishëm. Nuk do të kisha dashur që intervista e sotme të lidhet me kryeministrin. Nuk do të doja të gjykoja atë. Unë nuk flas përgjithësisht për figura në rënie.
Në këtë vend është e vështirë të qëndrosh në këmbë. Duhet të jesh shumë i ndershëm, dinjitoz, i përkushtuar që të sigurosh mosrënien e pashmangshme”, tha Krasta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY