Spaho-Ruçit: Urdhëro RTSH të transmetojë seancën plenare në kanalin e parë

Spaho-Ruçit: Urdhëro RTSH të transmetojë seancën plenare në kanalin e parë

80
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kërkuar ndaljen e seancës parlamentare, për shkak se Televizioni Publik Shqiptar nuk ishte duke e transmetuar atë. “Zoti Kryetar, më njoftojnë se TVSH nuk po e transmeton seancën dhe e ka kaluar tek kanali RTSH Kuvendi, që shihet në një pjesë të vogël të territorit të vendit. Ju lutem të verifikohet dhe seanca të transmetohet normalisht”, tha Spaho.  Por Kreu i Kuvendit në përgjigjen e tij tha se TVSH është në rregull. Në ndërhyrjen e dytë Sapho i kujtoi Ruçit premtimin e kryeministrit Edi Rama për transmetim të plotë të seancës plenare të së enjtes në kanalin e parë të RTSH-së. “E drejta e informimit është e drejtë kushtetuese dhe qytetarët shqiptarë duhet të dëgjojnë diskutimet që bëhen në seancën plenare për problemet e tyre. Kur shtrova problemin iu referova premtimit të kryeministrit, që seanca e ditës së enjte të transmetohet pa ndalim në kanalin e parë të RTSH që shihet në të gjithë territorin e vendit. Të mos bjemë pre e tekave të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, i cili ka mbajtur një qëndrim kokfortë edhe dje në Komisionin e Mediave lidhur me këtë çështje. Mos iu referoni rregullores, por traditës së Kuvendit të Shqipërisë dhe asaj çfarë kemi rënë dakord së bashku për transmetim të plotë të seancës nga transmetuesi publik”, deklaroi Spaho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY