FOTO/ Durrës, Mbërrin në port anija “Envi 1” – U bllokua një...

FOTO/ Durrës, Mbërrin në port anija “Envi 1” – U bllokua një muaj e gjysmë në Libi

114
0
Shares

Prej një muaj e gjysmë anija “Envi 1” ishte bllokuar në Libi. Por sot paradite ajo mbërriti në portin e Durrësit. Aktualisht anija është në radë dhe po bëhen furnizimet e nevojshme si dhe po i jepet ndihma mjekësore ekuipazhit të përbërë nga 5 marinarët shqiptarë: Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla, për dy prej të cilëve jane semure.
Policia dhe organet kompetente do të bëjnë kontrollin e imtësishëm në anije, si dhe do të hetojnë ngjarjen që ndodhi në Libi.
Mbrëmjen e 15 shtatorit, anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën. Në lundrim e sipër, anija është kapur nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY