VIDEO & EMRI/ Tiranë, parandalohet konflikti në familje, burrit i gjejnë në...

VIDEO & EMRI/ Tiranë, parandalohet konflikti në familje, burrit i gjejnë në shtëpi një automatik dhe një thikë

99
0
Shares

Policia e Tiranës ka parandaluar një konflikt në familje.
Burimet zyrtare saktësojnë se në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Picarë, Vorë, ka një konflikt.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, të cilët kanë konstatuar një konflikt në familje dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, pasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, M. P.
Nga kontrolli i banesës së këtij personi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri, automatik model 56, me tre krehër dhe 90 fishekë
– Një armë e ftohtë, me dy tehë (thikë si ato ushtaraket)
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të…
– Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 130/a, 278/3 dhe 279/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY