VIDEO/ Hajduti futet ne lokalin e shqiptares, shikoni çfarë merr

VIDEO/ Hajduti futet ne lokalin e shqiptares, shikoni çfarë merr

99
0
Shares

Ky është momenti tronditës kur një hajdut u fut në një kafene të mbushur plot me njerëz dhe mori me forcë një laptop nga duart e një klienteje. Ngjarja ndodhi në një lokal në pronësi të një gruaje shqiptare, e cila jeton në Londër. Bandat me motorë kanë pushtuar rrugët e Londrës së fundmi, ku në shënjestër kanë qenë këmbësorët dhe telefonat e tyre smartphone ndërsa ecin përgjatë trotuareve të kryeqytetit. Por bastisja e djeshme në Bean Cafe, Archëay tregon se si grabitësit lëvizin të pa shqetësuar nëpër dyqane dhe biznese për të vjedhur njerëzit. Videoja më poshtë tregon viktimën e cila është e ulur te një tavolinë pranë dritares duke punuar me kompjuterin e saj, ndërsa grabitësi futet brenda i maskuar. Ai e kap nxitimthi kompjuterin para se të vrapojë drejt daljes dhe të marrë biçikletën dhe më pas ikën me shpejtësi. E gjitha kjo ndodhi në më pak se 10 sekonda. Pronarja e kafenesë, shqiptarja Valbona Sadiku tha se ishte hera e dytë që bandat e grabitësve kanë shënjestruar ambientet e lokalit të saj brenda vetëm tre javësh.

“Është e pabesueshme që këto banda tani kanë filluar të hyjnë në pronat e njerëzve, gjërat janë përkeqësuar, situata është e tmerrshme”, tha ajo për MailOnline.

Ajo i bën thirrje Sadiq Khanit, kryebashkiakut të Londrës, që të veprojë sa më shpejt për të ndaluar rritjen shqetësuese të krimeve të tilla.

Një dëshmitar i grabitjes shkroi në internet: “Pesë minuta më parë, një djalosh i maskuar hyri në kafene, merr laptopin, i hypi një biçikletedhe iku”.

Pronarët e kafenesë pretëndojnë se një telefon vidhet çdo një ore nga hajdutët me motoçikletë.

Një natë para se incidenti të ndodhte, dy persona me biçikletë i kishin vjedhur një telefon një gruaje vetëm pak metra nga kafeneja.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY