EMRI/ Londër, arrestohet shqiptari që prashiste në fermën e kanabisit

EMRI/ Londër, arrestohet shqiptari që prashiste në fermën e kanabisit

141
0
Shares

Një shqiptar ka rënë në në pranga pasi është kapur në një fermë kanabisi në Middlesbrough Britani. Mësohet se Art Lici, 29 vjeç, është arrestuar teksa përpiqej të arratisej nga oborri i pasmë i një shtëpie në rrugën “Princes”, Gresham, Middlesbrough më 4 shtator. Pikërisht në atë banesë ishte kultivuar droga që vlerësohet se do të gjeneronte më shumë se 150.000 paund nëse shitej në rrugë dhe i riu kujdesej për drogën. Policia është lajmëruar për një erë të fortë kanabisi që vinte nga prona, u tha në gjykatën e Teesside, të premten.

“Është gjetur një fermë kanabisi. Kishte katër fusha në rritje”,- tha prokurorja Emma Atkinson.

“Në tri zona, kanabisi ishte korrur dhe po thahej. Në papafingo kishte 108 bimë… Pesha e kanabisit të thatë është më e madhe se 5 kg. Kjo sasi do të kishte vlerë në rrugë më të madhe se 50,000 £. Dhe 108 bimët që gjenden në papafingo do të vlerësoheshin në rrugë më shumë se £ 100,000”,- shtoi ajo.

Gjatë marrjes në pyetje, Lici rrëfeu se ai do të paguhej 2.000 paund kur bimët të ishin korrur. Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se Lici kishte ardhur në mënyrë ilegale në Britani si refugjat ekonomik, i fshehur në një kamion, dy muaj pas arrestimit. Lici erdhi në Britani pasi nuk kishte asnjë mundësi pune një vendin e tij, shtoi ai.

“Ai nuk kishte asnjë rol në ngritjen e vetë fermës. Ai nuk do të kishte asnjë rol në shitjen e kanabisit ose në marrjen e fitimeve nga ajo”,- shtoi avokati.

Gjykatësi Howard Crowson tha se ferma e kanabisit ishte shumë e sofistikuar dhe e suksesshme.

Ai burgosi Licin për 20 muaj, duke thënë se lirimi i tij”mund të jetë i komplikuar për shkak të statusit të tij të imigracionit”.

Image

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY