TABELA/ TVSH për biznesin e vogël? Pjesa dërrmuese e Europës e përjashton

TABELA/ TVSH për biznesin e vogël? Pjesa dërrmuese e Europës e përjashton

104
0
Shares

Nëse do të miratohet plani i qeverisë për të hequr fare kufirin ku bizneset fillojnë e paguajnë TVSH, duke e çuar në zero, Shqipëria do të ishte ndër të paktat vende në Europë që nuk do të kishte incentivë për bizneset mikro dhe të vogla, që në fakt janë zemra e ekonomisë vendase me mbi 40% të të punësuarve.
Shqipëria aktualisht ka një nivel të ngjashëm pragu me Bashkimin Europian për aplikimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar te bizneset.
Në vendin tonë një biznes përfshihet në pagesën e TVSH kur realizon një xhiro vjetore mbi 5 milionë lekësh ose 36 mijë eurosh në vit. Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se, mesatarja e xhiros vjetore për aplikimin e TVSH-së në vendet e BE është 25- 35 mijë euro, por me ndryshime të dukshme ndërmjet vendeve. Italia taton me TVSH bizneset me qarkullimin vjetor mbi 25-50 mijë euro, ndërsa Bullgaria aplikon një kufi prej 25 mijë eurosh.
Edhe në Rajon ka një nivel të ngjashëm qarkullimi vjetor që tatohet me TVSH. Kroacia e ka pragun e tatimit me TVSH 30 mijë euro, sipas të dhënave të vitit 2017 të azhurnuara nga KE. Bosnja e aplikon TVSH në bizneset që qarkullojnë më shumë se 25 mijë euro në vit. Ndërsa shihet se pragun më të lartë e ka Serbia, e cila e nis të vjelë TVSH në bizneset që kanë xhiron vjetore mbi 66 mijë euro. Në Maqedoni kufiri i përfshirjes në TVSH aktualisht është 15 mijë euro. Maqedonia e uli pragun në vitin 2015, teksa para këtij viti pragu ishte 30 mijë euro. Në Mal të Zi pragu është 18 mijë euro. Në Bosnjë kufiri është 25 mijë euro.
Nga shtetet e BE-së, vetëm Spanja dhe Holanda nuk kanë kufi të regjistrimit në TVSH. Një tjetër shtet që e ka aplikuar këtë praktikë është Turqia, që e ndërmori këtë lëvizje pas një reforme gati 10 vjeçare në sistemin e administrimit fiskal.
Dy janë arsyet kryesore se pse qeveritë vendosin kufij për pagimin e TVSH-së, sipas teorive ekonomike. Së pari kjo është një nxitje për biznesin e vogël, që nga ana e tij është i rëndësishëm për gjenerimin e punësimit, duke qenë se biznesi i vogël në ditët e sotme po krijon pjesën më të madhe të vendeve të punës në botë. Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, mikrondërmarrjet (me 1 deri në 9 punonjës) krijojnë 42% të vendeve të punës, ndërsa pesha që ato kanë në shitje neto është vetëm 24% e totalit.
Argumenti i dytë lidhet me vështirësitë në kontrollin dhe kontabilizimin e pjesës së fundit të zinxhirit të shitjeve, teksa pjesa e fundit e zinxhirit bie pre më lehtë e abuzimit, keqpërdorimit dhe korrupsionit, si dhe kërkon përqendrim të lartë burimesh njerëzore, që nuk është eficient duke pasur parasysh nivelin e të ardhurave që mblidhen. Kjo çon në një rezultante futja e bizneseve pa kufi në TVSH më tepër dëmton sesa krijon të ardhura.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi së fundmi se TVSH do të shtrihet deri tek bizneset me qarrkullim nga zero por theksoi se kjo nuk ka rritje të kostos.
“Ka rritje të kostos për ata që punojnë në informalitet. Për ata që janë formalë kjo s’ka kosto”, tha ministri. Monitor

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY