FOTO/ Postimi në Twitter i kushton kurorën Miss Turqisë

FOTO/ Postimi në Twitter i kushton kurorën Miss Turqisë

131
0
Shares

Miss Turqia 2017 është shkurorëzuar të premten, vetëm disa orë pasi fitoi konkursin e bukurisë.
Shkak për këtë është bërë një postim i saj në Twitter në lidhje me 15 Korrikun 2016, grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.
Organizatorët thanë se “na vjen keq të informojmë që një tweet i tillë është postuar nga Itir Esen. Është e pamundur për organizatën Miss Turkey të promovojë një postim të tillë, kur synimi është që të prezantojë imazhin e Turqisë në botë dhe të kontribuojë për imazhin e saj”.
Kurora e Miss Turkey 2017 i kalon zëvendësueses së parë të Esen, Asli Sumen, e cila do të prezantojë Turqinë në Miss Botën që do të mbahet në Kinë.
Po cili ishte postimi që ka ngjallur reagim të madh në Turqi?
Mbi 240 persona humbën jetën në përballje me puçistët natën e 15-16 Korrikut 2016, ndërsa 18-vjeçarja 1 vit më vonë ka postuar se po e festonte këtë ditë “duke hyrë në periudhën e ndjeshme për gratë”, duke iu referuar ditës së parë të ciklit.
Sipas “Hurriyet”, Esen ka kërkuar falje për postimin, duke fajësuar moshën dhe periudhën e ndjeshme në të cilën kishte qenë, teksa nga ana tjetër ka theksuar se postimi nuk kishte pasur asnjë prapavijë politike, ndryshe nga sa ishte interpretuar gjatë ditës së sotme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY