VIDEO/ “Ta fus plumbin në gojë”, gangsterët rrihen në sy të policëve

VIDEO/ “Ta fus plumbin në gojë”, gangsterët rrihen në sy të policëve

267
0
Shares

Vetem pak caste me parë zona e Kombinatit është përfshirë nga rrëmuja. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje një person që drejtonte një automjet tip Volkswagen Golf IV ka goditur një taksi. Menjëherë pas kësaj drejtuesit përkatës kanë filluar të konfrontohen rëndë me fjalë me njëri-tjetrin. Por ajo që të bën mjaft çudi është fakti se të pranishëm në vendngjarje ndodhen dy efektivë të policisë së shtetit të cilët në mënyrë të pashpjegueshme dhe skandaloze nuk kryejnë asnjë veprim për neutralizimin e situatës. Njëri nga personat i cili mendohet të jetë drejtuesi i automjetit Golf IV duket se është mjaft i dhunshëm. Ai madje kërcënon rëndë drejtuesin tjetër, por jo vetëm kaq. Ai ofendon edhe vetë policët madje nuk ngurron t’i godasë edhe me grushta. E megjithatë duket se policët nuk dinë të reagojnë. Në vijim video të cilën ju ftojmë ta gjykoni vetë.   

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY