EMRI/ Tragjedi në Mal të Zi, aksidentohet për vdekje 29-vjeçari nga Tirana, 6 të plagosur

Ndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale, raporton HDA.
Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Leni një përgjigje